Një ditë pas betimit, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë paraqitur sot në punë. Në orën 7:56 mbërrin Arta Vorpsi, e cila u “betua” para noteres.
Rreth 10 minuta më vonë, në ambientet e Gjykatës Kushtetuese ka mbërritur anëtarja tjetër e dekretuar nga Kreu i Shtetit, Marsida Xhaferllari.
Gjykata Kushtetuese, është kthyer në ‘sheshin e betejës’ mes presidentit Ilir Meta dhe maxhorancës.
Kujtojmë që dje u betuan tek Presidenti Elsa Toska, Besnik Muçi, Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.