Aktualitet

Voskop- Salianji: Për herë të parë, një kryeministër i ka të gjithë kundër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:03 - 20/04/21 |
mapo.al

Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Korçës, Ervin Salianji deklaron se për herë të parë, një parti dhe një kryeministër i ka të gjithë kundër.





Përmes një postimi në ‘Facebook’ Salianji thekson se Voskopi dhe gjithë qarku i Korçës do t’i përgjigjet me votë përçmimit dhe fyerjes që Edi Rama, Niko Peleshi dhe njerëzit e tyre i kanë bërë qytetarëve në këto 8 vite.


“Në Voskop ndryshimi ka ardhu. Për herë të parë ndoshta në historinë politike shqiptare, një parti dhe një kryeministër i ka të gjithë kundër. Të mëdhenj dhe të vegjël, fermerë dhe pronarë, biznesmenë dhe sipërmarrës, pensionistët dhe të papunë, të punësuarit e administratës dhe socialistë të ndershëm janë të gjithë kundër një qeverie që nuk përfaqësoi kurrë interesat e qytetarëve të saj. Voskopi dhe gjithë qarku i Korçës do t’i përgjigjet me votë përçmimit dhe fyerjes që Edi Rama, Niko Peleshi dhe njerëzit e tyre i kanë bërë qytetarëve në këto 8 vite. ”, shkruan Salianji.

Lexo edhe :  Goditën për shkak të detyrës dy infermierë, arrestohen 4 persona




1





Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas