PD dhe LSI kërkuan sot rivotim të ligjit për teatrin me argumentin se ligji ka kaluar me vota të manipuluara.
“Ju vërtetë e keni dërguar kërkesën për rivotim, por në të vërtetë unë e kam marrë vetëm sot. Kjo sepse ju e keni bërë dorëzimin e kërkesën në fund të orarit zyrtar, dhe ka qenë e shtunë e diel, kështu që sot e kam lexuar. Kam autorizuar që të mblidhet sekretariati për procedurat e votimit dhe të investigojë dhe mbi bazën e mendimit të tyre do të kem një qëndrim”, tha kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruci .
Menjëherë më pas është mbledhur Sekretariati për të shqyrtuar kërkesën e PD dhe LSI.
Më herët, Taulant Balla pranoi se kishte pasur një gabim pasi në vend te Robert Bitrit deputetit të LSI-së ishte vënë karta e Vangjel Tavos I cili nuk ndodhej ne sallë.