Aktualitet

Vota e Revoltës – Mapo Weekend: 1 milion kundër Rilindjes














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:08 - 05/03/21 |
mapo.al

MapoWeekend, në numrin e fundjavës ka në fokus analizën e shifrave të zgjedhjeve të shkuara lokale dhe projeksionin e tyre mbi realitetin politik të sotshëm.






Braktisja e madhe nga elektorati dhe votat e revoltës së 44 mijë qytetarëve në zgjedhjet monopartiake të vitit 2019, janë një tregues se Rama dhe PS gjenden në kuotat më të ulëta historike.


Gazeta MAPO ka bërë disa përllogaritje të rrjedhjes së votës nga e majta ku nuk janë marrë parasysh efektet e pandemisë së keqmenaxhuar apo tërmetit, të cilat pritet të kenë shkaktuar jo pak pakënaqësi.







Shifrat janë kokëforta, dhe sikur të kishim të njëjtën pjesëmarrje në zgjedhje si në vitin 2013, atëherë ato 1 milion votat e triumfit, nuk është çudi që t’i kthehen në 1 milion ndëshkime revolte.

Lexo edhe :  “Rama fërkon duart” - Lubonja komenton zhvillimet në PD


Edhe nëse Rilindja ripërsërit rezultatin e 2019-ës, me të cilin është mburrur jo pak, në këto zgjedhje sipas herësit qark për qark, Rama në rastin më të keq do arrinte deri në 57 mandate dhe në rastin më të mirë në 61.



Goditja më e madhe vjen në aksin Tiranë-Durrës dhe bastionet e së majtës.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas