Thursday, February 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Vota e Tabakut në PPE, kush është gjermani që pritet të drejtojë të djathtën Europiane

Jorida Tabaku: Kënaqësi sot të votoja për Presidentin e EPP Manfred Weber! Jam e sigurtë që me mbështetjen tij, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP

by us er1
31/05/2022
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e pranishme në Roterdam ku mori pjesë në Kongresin e PPE-ve tha se votoi për kryetarin e ri të Partive Popullore Europiane.

“Kënaqësi sot të votoja për Presidentin e EPP Manfred Weber! Jam e sigurtë që me mbështetjen tij, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP!”, theksoi Tabaku.



Manfred Weber një ditë më parë u shpreh i kënaqur që ishte në Roterdam ku dhe po bëheshin përgatitjet e fundit, përpara se të votohej në Kongres për kryetarin e ri. “I lumtur të shoh kaq shumë miq nga gjithë Europa”, tha ai.

Ndonëse e pranishme ka qenë edhe Albana Vokshi, duket se kjo e fundit nuk kishte të drejtë vote.  Në Kongresin e partive të djathta Europiane nuk janë ftuar përfaqësuesit e Rithemelimit, në PD.

Kush është Manfred Weber, ai që pritet të zgjidhet në krye të partive të djathta Europiane?

Manfred Weber (lindur më 14 korrik 1972) është një politikan gjerman i cili ka udhëhequr Partitë Popullore Evropiane, në Parlamentin Evropian, që nga viti 2014. Ai ka qenë deputet i Parlamentit Evropian (PE), nga e djathta gjermane që nga viti 2004. Weber është anëtar e Unionit Kristian Social në Bavari (CSU), pjesë e Partive Popullore Evropiane.

Në zgjedhjet e shtetit bavarez të vitit 2003, Weber u bë parlamentari më i ri, në moshën 29-vjeçare. Aktualisht kryeson Grupin e Partisë Popullore Evropiane, ndërsa ishte udhëheqësi më i ri i grupit në Parlament në kohën e emërimit të tij në 2014, si dhe kreu më i ri i grupit të PPE. Weber njihet si një politikan i moderuar dhe ndërmjetësues i pushteteve në politikat e BE-së.

Më 5 shtator 2018, Weber deklaroi synimin e tij për të kandiduar për postin e Presidentit të Komisionit Evropian. Ai shihej si kandidati kryesor për t’u bërë Presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian. Edhe pse u njoftua më 28 maj se Presidenti i ri i Komisionit Evropian do të zgjidhej në një samit të BE-së, në qershor; Weber nuk u nominua. Në vend të tij u zgjodh Ursula von der Leyen. Megjithatë, nga Kongresi që po mbahet sot dhe nesër në Roterdaim, atij pritet t’i besohet një post tjetër i rëndësishëm. /Liberale.al/

Tags: Jorida TabakuPPEvota

JU SUGJEROJME

Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Next Post
Reperja e njohur tregon se si ka qenë në mbrëmjen e maturës

Reperja e njohur tregon se si ka qenë në mbrëmjen e maturës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In