Debati për shifrat e pjesëmarrjes në 30 qershor ka dominuar mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, edhe pse nuk ishte në rendin e ditës.
Ka qenë Kreu i KQZ, Klemend Zguri i cili ka propozuar një hetim administrativ kryesisht lidhur me mosrakordimin e shifrave të pjesëmarrjes që ky institucion deklaroi gjatë së dielës deri në mbyllje të votimit.
Propozimi i Zgurit u rrëzua me katër vota nga anëtarët e tjerë të KQZ.
Bile ky propozim shkaktoi shumë debat edhe në KQZ, pasi nënkryetari Denar Biba tha se ai “do e hedhë në eër të gjithë procesin zgjedhor”. Kryetari Klement Zguri iu përgjigj duke thënë se “ti nuk hidhesh në erë, mos u bëj merak”.
“Të fala Gaz Bardhit,” u përgjigj Biba.
Megjithatë, në rrjetet sociale dhe në opinionin publik, mosrakordimi i shifrave të votimeve ka shkaktuar jo pak habi dhe humor.
Kurse mjeshtri Bujar Kapexhiu ka përgatitur një karikaturë, me titull ‘Votat e tepërta’, ku shihet Edi Rama duke u ‘mbytur’ në fletët e votimit.
Etiketa: Bujar Kapexhiu, Edi Rama, karikatura, KQZ, votat e tepërta