Votimet/ Basha: 85% e shqiptarëve refuzuan Ramën, duan ndryshimin

Kryetari i PD, Lulzim Basha, u shpreh gjatë një konference për shtyp në mbrëmje se 85% e shqiptarëve refuzuan dje të dilnin në votime. Basha tha se pas bojkotit të votuesve, PD dhe opozita kanë dalë më të fortë nga 30 qershori, ndërsa qytetarët me refuzimin e votimeve, treguan se duan ndryshimin.

“Dje ju më të bashkuar se kurrë, jo rreth një partie politike, por rreth vlerave për të cilat qëndrojmë si komb, vlerave europiane, lirise dhe demokracise, hapet rrugën për t’i kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur çdo shqiptari. Marrëzia e 30 qershorit tregoi se çfarë është i gatshëm të bëjë Edi Rama për pushtetin e tij. Pamjet drithëruese të të moshuarve që i mbanin nga krahët për teëshkuar me detyrim në votime. Pamjet e trishta të invalidëve, të pamundurve që duhet të bëheshin pjesë e farsës për bukën e gojës. Pamjet e punonjesve te administrates qe votonin me koken ulur nga deshperimi. Pamjet e te forteve qe kercenonin me uniforma policie apo mbeshtjelle me petkun e pushtetareve jane pasqyra me e qarte e degradimit te ketij regjimi.

Kombinimi i perdorimit te krimit dhe presionit te pushtetit per vota eshte pamja e zgjedhjeve shqiptare me Edi Ramen, e faktuar me pare nga Dibra, ne Durres dhe perseri dje, ne te gjithe Shqiperine. 85% e shqiptareve refuzuan regjimin e grabitjes dhe dhunes. 85% e shqiptareve dje refuzuan Edi Ramen. 85% e shqiptareve treguan dje se duan ndryshimin.



Jo ndryshimin e thjeshtë politik, “ik ti e te vi une”, por ndryshimin e vertete qe nis me ndryshimin e sistemit, garantimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, garantimin e votes dhe fuqizimin e saj. 85% e shqiptareve, demokrate, socialiste, te pa parti treguan dje se duan ndryshimin qe kurre me krimi te mos diktoje politiken. Kurre me kriminelet te mos vendosin per deputete e kryebashkiake. Kurre me krimi te mos ulet ne parlament e te zere vend ne qeverisje. Kurre me punonjesit e administrates te mos poshtërohen, duke u perdorur per te mbushur mitingjet partiake apo te kercenohen me vendin e punes per voten. Kurre me mos te kushtezohet vendi i punes, buka e gojës, ndihma ekonomike apo pensioni nga vota. 

Dje dështoi plani i Edi Ramës për votime njëpartiake. Shqiptarët e refuzuan totalisht, atë dhe mercenarët e tij. Shqiptarët e sfiduan, e izoluan dhe e bënë t’i binin djersë të ftohta. Demokratët, opozitarët, shqiptarët e thjeshtë ia dështuan planet Edi Ramës. Votimet ishin të paligjshme dhe tani ky është fakt i pranuar nga të gjithë. Farsa dështoi. PD doli më e forte dhe më e bashkuar nga 30 qershori. Opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori. Të gjithë së bashku si qytetarë jemi sot më të bashkuar se kurrë më parë dhe më të fortë se kurrë më parë. Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori”, u shpreh Basha.

Ditët në vijim shtoi kryedemokrati, opozita do të projektojë ndryshimin politik, ndërsa paralajmëroi se rezistenca kundër qeverisë dhe kryeministrit nuk do të ndalet.

“Tani, ndryshimi është prioriteti ynë politik. Ndryshimi është qëllimi im më i madh. Një ndryshim i thellë politik dhe ekonomik. Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve duhet të jetë fillimi i ndryshimit që presim. Nëse politikanët nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre, nëse politikanët nuk dalin para drejtësisë për korrupsionin dhe krimet e tyre, asnjë ndryshim nuk do të jetë i vërtetë. Ditën kur politikanët të kenë frikë nga ligji, të kenë frikë nga drejtësia, ajo është dita kur Shqipëria është bërë europiane”, tha ai.

Duke ritheksuar se opozita është sot më e fortë, kur në votime sipas shifrave të PD kanë dalë vetëm 15% e shqiptarëve me të drejtë vote, Basha tha se më i dobët sot është Edi Rama dhe PS-ja.

“Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori. 30 qershor ishte një mesazh për ndryshim. Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori. 30 qershori zbuloi fytyrën e vërtetë të Partisë Socialiste të shkatërruar nga Edi Rama: ajo është parti që tashmë e mbështesin vetëm për para. Ca për para krimi, ca për para tenderash dhe koncesionesh, ca për paratë e rrogës.

Edi Rama e ka katandisur Partinë Socialiste në parti rrogëtarësh, parti mercenarësh, parti banditësh. Përballë saj qendrojmë ne si një parti e njerëzve, një parti e mendjeve dhe e zemrave. Ne na bën bashkë aspirata për ndryshim, aspiratë për Europën. Ata i bën bashkë paraja, aspirata për karriken. Qendrimi juaj më 30 qershor ishte një mesazh për ndryshim. Me qëndrimin tuaj, ju e bëtë të pashmangshëm ndryshimin Kjo është tashmë sfida jonë. Ne, Partia Demokraitke e gjithë opozita e bashkuar, bashke me ju duhet të projektojmë dhe sjellim ndryshimin që ju doni”, shtoi ai.

Basha iu referua edhe gjetjeve të raportit paraprak të ODIHR, të cilat sipas tij treguan se votimet ishin të paligjshme.

“Sot OSBE-ODIHR dha gjetjet paraprake: 30 qershori nuk ishte në interesin e qytetarëve shqiptarë, votime pa zgjedhje, përjashtim i padrejtë i opozitës nga administrimi dhe monitorimi i zgjedhjeve, mos funksionim gjykatash, vendime të gabuara të KQZ-së, marrje e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe probleme të tjera serioze”, theksoi Basha.

Vijon…


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252