Politika

Votimet/ Duma: Ndërkombëtarët të surprizuar nga pjesëmarrja e ulët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:56 - 03/07/19 |
mapo.al

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma deklaroi në “Open” se ndërkombëtarët shprehën habi për përqindjen e ulët të pjesëmarrësve në zgjedhjet e 30 qershorit. Kjo deklaratë e saj vjen pas kontakteve që ajo ka pasur me komponentë të Brukselit, ku këta të fundit ishin të mendimit se  pjesëmarrja e ulët tregon që këto zgjedhje nuk kanë  legjitimitet.


“Unë u them se këto zgjedhje janë nën dyshim institucional, ashtu si OSBE, ODHIR i paraqet. Duke ju lënë hapësirë u them se në kontaktet me komponentë të Brukselit, ata janë shprehur se pjesëmarja e ulët tregon që zgjedhjet nuk kanë legjitimitet”-deklaroi Duma.



Më tej ish-deputetja u ndal te qëllimi i opozitës për protestën e 10-të kombëtare.“Nuk ka ndryshuar asgjë nga objektivi i PD. Opozita nuk e vendos në kryefjalë Ramën. Rama si individ nuk ka rëndësi, si kryeministër ka rëndësi. Sot Rama është në kuotat më të ulëta. Ai përpëlitet nëse kanë qënë 21 apo 22 përqind  votues”-tha Duma.



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas