Aktualitet

Votimi i 5 qershorit, OSBE kërkon zbatimin e Kodit Zgjedhor







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:38 - 23/07/20 |
mapo.al

Duke përshëndetur miratimin e Kodit Zgjedhor në Kuvend, OSBE bën thirrje për zbatimin e marrëveshjes.


Në deklaratën e shpërndarë për mediat, OSBE thekson se palët duhet të vijojnë dialogun për reforma të tjera në të ardhmen.


“Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sot, në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me marrëveshjen që palët arritën më 5 qershor dhe mbështetur në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Si me çdo reformë tjetër, zbatimi është kyç. Ne mbetemi te gatshëm t’i ndihmojmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, si edhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e OSBE.






Etiketa: ,

Pas