Aktualitet

Voto!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:40 - 20/04/21 |
Artan Fuga

Sociologu amerikan që njihet në të gjithë botën si një nga mendimtarët më të mëdhenj të shekullit XX në këtë fushë, Robert K. Merton, bëri një zbulim shumë të çuditshëm! Më pas ky zbulim u verifikua në mijëra raste: Sa më shumë mediat flasin për politikë, sa më shumë politikanët e lodhin publikun me politikë, sa më shumë njerëzit flasin me njerëzit për politikë, aq më pak njerëzit shkojnë në votime!
Kujdes! Mbase nuk e dini këtë zbulim të madh të sociologjisë politike. Zbulimet e mëdha janë gjithmonë të çuditshme.





Ne shpesh gënjejmë veten. Ngaqë veshët na mbushen me politikë, politika bëhet banale si buka që hamë, na duket se gjithandej është thjesht llafe të kota, gjithandej njësoj, ngaqë flasim e na flasim për politikë ne kujtojmë se jemi qytetarë aktivë në politikë!

Lexo edhe :  PS fiton edhe Kavajën, PD ngushton ndjeshëm diferencën

Kujtojmë se e bëmë punën tonë si qytetarë dhe ngaqë ngopur deri në fund me politikë si diçka mediokre dhe banale, bëjmë gafën e madhe të jetës sonë, bëjmë çmendurinë, bëjmë veprimin më psikopatologjik dhe deviant që një qenie e arsyeshme nuk e bën, madje as një ketër, lepur, ari, zog, nuk bën: Nuk shkojmë të votojmë me një qind argumente, por në fakt ngaqë na kanë velur kastile politikën që të mos shkojmë të votojmë.





Ky është zbulimi i madh i Mertonit!
Kuptoje! Ty të shtyjnë mos të votosh! Nëse nuk voton je duke bërë pikërisht atë veprim që ta kanë telekomanduar!



Hajde bëhemi si lepujt, ketrat, zogjtë, arinjtë, delet, atë që është e domosdoshme për jetën tonë, ta bëjmë! Voto!


1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas