Aktualitet

Votohen anëtarët e Kushtetueses me 105 vota, rrëzohet Meta





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:54 - 11/11/19 |
ro ot

Parlamenti i Shqipërisë vendosi sot me shumicë votash anëtaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska me 105 vota pro. Po me 105 vota u votua dhe Fjona Papajorgji për anëtare e Gj.Kushtetuese.


Kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi gjatë nisjes së votimit tha se Arta Vorpsi miratohet automatikisht, pasi Presidenti Meta nuk u shpreh me dekret brenda afateve. Kësisoj mazhoranca i hoqi të drejtën Metës për të votuar anëtarin e tretë të Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur të miratuar pa votim.


Po ashtu, Ruçi ka njoftuar se Besnik Muçi është anëtar i Kushtetueses, pasi ai është dekretuar nga Meta.


Pra, edhe pse Meta bëri thirrje të mos tejkalohen kompetencat ato ranë në vesh të shurdhët, pasi opozita e re i bashkoi votat me mazhorancën, duke votuar dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese.


Votimi

Elsa Toska, Anëtare e Gjykatës Kushtetuese

105 pro

2 kundër

9 abstenim

Fjona Papajorgji, Anëtare e Gjykatës Kushtetuese

105 pro

3 kundër

8 abstenim

<
>
08ee693f-bdfe-4d03-890b-7d6e4eb67b55 08645edd-424e-4650-9df7-5cfd6093721c 7b761767-f502-4d3a-9a55-0d2bc1ae1a9a 02ccd68c-33df-4728-9b21-a7c7c3f46e80 d6511d5a-a544-48f2-bb43-d222843d6185 eea4f101-49ae-4a07-8549-f1257c01623c

Lexo edhe:

Balla: Meta ka hall të çojë në Kushtetuese gruan e Alibeajt


Etiketa: , , , , , ,

Pas