Aktualitet

Voton Basha: Sot zgjedhim përfaqësuesit që do jenë pranë qytetarëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:10 - 17/07/21 |
mapo.al

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka votuar për zgjedhjen e ekipit të ri të Këshillit Kombëtar të PD.






Basha shprehet se sot demokartët zgjedhin përfaqësuesit që do të luftojnë dhe do të jenë pranë qytetarëve.


“Sot zgjedhim përfaqësuesit që do të luftojnë çdo ditë për shqiptarët dhe që do të jenë çdo ditë pranë tyre. Ne jemi të përkushtuar ndaj angazhimeve tona ndaj tyre më shumë se kurrë Në këtë kohë përcaktuese për fatin e vendit, vota e çdo delegati merr një peshë të madhe duke zgjedhur përfaqësuesit që do të luftojnë çdo ditë për shqiptarët dhe që do të jenë çdo ditë pranë tyre. Ata na dhanë një besim të jashtëzakonshëm për planet tona konkrete të të gjitha fushave: për ekonominë, për arsimin, shëndetësinë, punësimin, përballimin e kostos së jetesës, dhe kurimin e plagës së emigracionit. Ne jemi të përkushtuar ndaj angazhimeve tona më shumë se kurrë, dhe nuk do të ndalojmë së luftuari për qytetarët e Shqipërisë, derisa t’i bëjmë ato realitet”, thekson kreu i PD.

Lexo edhe :  Përjashtimi i Berishës/ Tabaku: Vendim i detyruar për të ardhmen e PD








7500 delegatë të Kuvendit Kombëtar të PD do të zgjedhin sot me votim të fshehtë 300 anëtarë të Këshillit Kombëtar. Më pas, ekipi i ri i Këshillit Kombëtar do të mblidhet për të zgjedhur Kryesinë dhe sekretariatet.



1


Etiketa: , , ,

Pas