Kandidati i Lidhjes Demokratike për kryeministër të Kosovës, Avdullah Hoti, pasi votoi ftoi të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të dalin të votojnë në zgjedhjet parlamentare.
I shoqëruar nga e shoqja, Hoti tha se sot është dita kur flasin qytetarët.
“Unë ftoj të gjithë qytetarët që kanë të drejtë vote që sot ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar, sot është dita e tyre, ata sot thonë fjalën e tyre. Dëshiroj të falënderoj krejt stafin duke filluar nga zyrtarët e KQZ-së, vëzhguesit, komisionerët, monitoruesit ndërkombëtar dhe vendor për punën e tyre dhe pres të kemi një proces të rregullt zgjedhor në mënyrë që të mirëmbajmë standardet e organizimit të zgjedhjeve të rregullta sipas standardeve me të mira evropiane në zgjedhje të lira demokratike ku qytetarët lirshëm e thonë fjalën e tyre”, – tha Hoti.
LEXO EDHE: