Aktualitet

Voton Ruçi: Sot fiton qytetaria e shqiptarëve, ne politikanët duhet të heshtim














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:17 - 25/04/21 |
mapo.al

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka votuar në orën 08:00 në qendrën e votimit pranë Liceut Artistik, Tiranë.






Ruçi e konsideroi ditën e sotme të shenjtë për qytetarët shqiptarë, ndërsa theksoi se 25 Prilli nuk u takon politikanëve.


Kryetari i Kuvendit gjithashtu u shpreh se nga nesër Shqipëria do të ketë një fitues dhe humbës – palë të cilat duhet të veprojnë sikundër e kërkojnë zgjedhjet demokratike.







Sot do të fitojë qytetaria e qytetarëve shqiptarë. Ne politikanët duhet të heshtim dhe të pranojmë verdiktin e qytetarëve. Kushdo që do të mundohet që ta bëjë pis popullin shqiptar, do të pendohet. Nga nesër do të kemi një fitues dhe një humbës, fituesi duhet të administrojë fitoren dhe humbësi ta pranojë atë pa panik dhe dhimbje”,-  tha Ruçi.




1




Etiketa: ,

Pas