Aktualitet

‘Votoni sikur jeta jonë varet nga kjo gjë’, Beyonce me thirrje të fortë..





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:04 - 29/06/20 |
mapo.al

Teksa pranoi një çmim në BET Awards, gjatë fjalimit të saj Beyonce i bëri thirrje komunitetit me ngjyrë të votojë në zgjedhjet e ardhshme në SHBA.


Duke ia dedikuar çmimin e saj posterave nëpër qytet, ylli i muzikës tha:


“Po u vërtetoni paraardhësve tanë se vuajtjet e tyre nuk ishin të kota. Po ju inkurajoj të vazhdoni të veproni, të vazhdoni të ndryshoni dhe zhdukni një sistem racist dhe të pabarabartë. Duhet të votojmë sikur jeta jonë të varet nga kjo gjë, sepse kështu është.”


Beyonce-s ia prezantoi çmimin Michelle Obama, e cila e përgëzoi përkushtimin e këngëtares ndaj komunitetit me ngjyrë.


“Mund ta shihni në çdo gjë që ajo bën, nga muzika e saj, që i jep zë gëzimit dhe dhimbjes së njerëzve me ngjyrë, deri tek aktivizimi që kërkon drejtësi për jetët e njerëzve me ngjyrë. Dhe ajo po e bën gjithë këtë duke qëndruar e përkushtuar edhe ndaj fëmijëve dhe njerëzve të saj të dashur. Dua vetëm t’i them – ti më frymëzon. Ti na frymëzon të gjithëve”, -është shprehur Michelle Obama.

Këtë vit, BET Awards iu kushtua artistëve dhe personaliteteve të sportit me ngjyrë dhe ndryshe nga çdo herë tjetër ishte një event virtual, ku fjalimet dhe performancat ishin të parapërgatitura për shkak të pandemisë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas