Aktualitet

Votoni të 13-in në lezhë/ Albin Kurti bën fushatë në Shqipëri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:41 - 09/04/21 |
mapo.al

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndërhyn në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri duke bërë fushatë për kandidatët e “Vetëvendosjes” që garojnë si të pavarur në 25 Prill.





Pas Bojken Abazit i cili kandidon në Tiranë, Albin Kurti sot iu bëri thirrje lezhjanëve që më datë 25 prill të votojnë numrin 13 në listë, kandidatin e Vetëvendosjes, Iliaz Shehu.


Kreu i qeverisë së Kosovës, referuar klasës politike aktuale, thotë se nuk munden më figurat, praktikat dhe idetë e konsumuara për 30 vjet, të prodhojnë dot ndonjë gjë të re sot, prandaj kërkon mbështetje për alternativën e re.





Statusi nga Abin Kurti:



“Me Iliaz Shehun jam takuar para disa viteve, kur ai jetonte e studionte filozofi në Paris. Sot, ai është ligjërues universitar në Shqipëri. Aktivist i Lëvizjes qysh prej 2010, ai kërkon mbështetjen tuaj si Kandidat i Pavarur për deputet në Qarkun e Lezhës, me numër 13.

Lexo edhe :  Kurti takon Stoltenbergun: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, bën rajonin të sigurt

Synim i VETËVENDOSJE!-s është që të rinjtë si Iliazi t’i kthejë në Atdhe, sepse vetëm kështu mund ta bëjmë ndryshimin që njerëzit kaq shumë e duan dhe që popullit e shtetit i nevojitet.

Doktorant në Sorbonë, Iliazi është njeriu i duhur për të çuar përpara një projekt të mirëfilltë moderniues dhe evropianizues. Nuk munden më figurat, praktikat dhe idetë e konsumuara për 30 vjet, të prodhojnë dot ndonjë gjë të re sot.

Lëvizja është në Lezhë për të qëndruar, dhe me punën e Iliaz Shehut, Marin Nikollës, Emanuela Kamshit e shumë të tjerëve që po kontribuojnë pa u lodhur, shpejt Lezha do të jetë qendër e fortë e Lëvizjes.

Qytetarë nga Lezha e Mirdita, nga Laçi e Shëngjini, mos harroni, në 25 prill, në fundin e fletës së votimit, Iliaz Shehun e gjeni si Kandidat të Pavarur me numrin 13. Ai është kandidat #KrejtTjetër”

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas