Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se kanë kryer një sulm më dron në Afganistanin lindor me anë të të cilit ekzekutuan një ekstremist të ISIS. Aksioni i SHBA vjen një ditë pas sulmit që ndodhi jashtë aeroportit të Kabulit që u mori jetën rreth 170 afganëve dhe 13 trupave amerikanë.
“Sulmi ajror pa pilot ndodhi në provincën Nangarhar të Afganistanit. Indikacionet fillestare janë se ne kemi vrarë objektivin,” – tha kapiteni Bill Urban i Komandës Qendrore të SHBA në një deklaratë.
“Nuk kemi të dhëna për viktima në civilë.”
Sulmi i së enjtes u mor përsipër nga një degë e ISIL -it në Afganistan – “Shteti Islamik” në Provincën Khorasan, ISKP (ISIS -K).
Lajmi vjen ndërsa forcat amerikane që ndihmojnë në evakuimin e afganëve të dëshpëruar për t’u larguar nga regjimi i talebanëve, lëshuan një alarm të shtunën për sulme të mundshme në aeroportin e Kabulit.
Shtetet e Bashkuara besojnë se ka ende kërcënime “specifike, të besueshme” kundër aeroportit pas bombardimeve vdekjeprurëse.
LEXO EDHE: