Burg i përjetshëm për gruan dhe të dashurin që vranë dy vite më parë vjehrrën dhe të shoqin e saj, Selkie dhe Olsi Hoxhallari.
Prokuroria kërkoi pas hetimeve 2-vjeçare burgim të përjetshëm për autorët e vrasjes makabre më 21 janar të 2018-ës, Kasem Pirjasi dhe Hysnie Hoxhallari.
Mirëpo Gjykata e Vlorës caktoi burg përjetë për Pirjasin, duke zbutur kështu dënimin për Hysnie Hoxhallari.
Nënë e bir, Olsi dhe Selkie Hoxhallari, u vranë me sopatë dhe u dogjën në banesën e tyre.
Zbulimi i vrasjes dhe historia e dashurisë
Komunikimet e Hysnies dhe Kasemit nisnin çdo ditë nga ora 06:30 e mëngjesit deri në në 00:30 të mbrëmjes, kur i shoqi ndodhej në Greqi. Bisedat e kapura në telefon mes çiftit, çuan në zbardhjen e krimit.
Dy të arrestuarit kishin një histori dashurie në fshatin Strumë të Fierit, përpara se Hysnie të martohej me Olsi Hoxhallarin. Për këtë martesë kishte ndërhyrë vete Kasem Pirjasi, i cili është baxhanak me kushëririn e Olsit.