Vranë dhe groposën laçianin për paratë e drogës, zbulohet telefonata që futi në kurth të riun

34-vjeçari Kejsi Hysa u vra për drogë dhe u varros në një parcelë me hashash. Këto detaje i ka dhënë vetë bashkëpunëtori në vrasje Hysni Ramaj, i cili u la nën masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Krujës. Gjatë deklarimit në polici, Ramaj tregoi se konflikti mes Kejsi Hysës dhe tij ka ndodhur sepse ky i fundit i kishte lënë në ruajtje 50 kg kanabis të cilat autori i kishte humbur. Për sasinë e kanabisit të humbur, Hysa i kërkonte 15 mijë euro dhe për t’ia kthyer e kërcënonte Ramajn se do i merrte shtëpinë e gjithçka kishte.

“BalkanWeb” ka arritur të zbardhë detaje nga krimi i rëndë. Në rrëfimin para policëve, Ramaj tregon se ditën e ngjarjes se bashku me Agron Tufën po punonin tek një parcelë me hashash e cila ndodhet në një vend të shpyllëzuar pranë varrezave te fshatit Shelqetit. Kanë telefonuar Kejsi Hysën dhe i kanë thënë të vijë të marrë borxhin. Një orë pas telefonatës Keisi mbërriti tek ata me makinën e tij Golf 5, me ngjyre gri. Ramaj i ka dorëzuar Hysës 1 milion lekë të vjetra dhe i ka thënë se pjesën tjetër të parave nuk e kishte. Kjo ka sjellë debat mes tyre dhe Kejsi Hysa i ka ofenduar 2 kushërinjtë.



Po sipas rrëfimit të Ramajt, Hysa e kërcënoi atë me pistoletë duke e drejtuar të hyjë më në brendësi të parcelës me hashash. Hysni Ramaj tha para uniformave blu se ka ecur para, tek rrugica qe hynë për ne parcele qe është rreth 3-4 metra dhe sapo është futur ne parcele ka dëgjuar një të shtënë dhe më pas ka parë Agronin me një pushkë 20-she në dorë, ndërsa Keisi kishte rënë në tokë rreth 2 metra larg tij, të rrugicë që të çonte në parcelë. Pasi janë qetësuar bashkë me Agronin kanë vendosur që ta groposnin Keisin tek parcela e hashashit. Me veglat e punës kanë hapur një gropë. Fillimisht e kontrolluan se çfarë kishte me vete Keisi, të cilit i kanë gjetur, një varëse floriri, një orë dore, një çantë supi ku kishte rreth 5.800 euro, si dhe pistoletën që e kishte në dorë, po kështu në xhepa kishte dhe dy telefona të thjeshte të markës Samsung e Nokia.

Të gjitha këto sende ia kanë marrë dhe trupin e pajetë e kanë groposur. Pistoletën e Keisit e kanë hedhur në ferra afër vendit ku kanë hedhur pushkën 20-she të Agronit. Eurot e viktimës i kanë ndarë përgjysmë. Pjesën e vet Hysniu ia ka dhënë një personi që ia ka patur borxh, ndërsa tek muri i banesës së tij ka futur varësen, orën Rolex të viktimës. Kejsi Hysa u zhduk pa lënë gjurmë më 5 korrik dhe u gjet i pajetë i groposur pranë varrezave të fshatit Shelqet 9 ditë më vonë.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252