Aktualitet

Vranë dy vajza skandinave, tre marokenët dënohen me vdekje






               Publikuar në : 15:54 - 19/07/19 |
mapo.al

Marok-Tre autorët e vrasjes së dy turisteve skandinave më 28 dhjetor të vitit të kaluar, janë dënuar me vdekje. Por dënimi i tyre do të konvertohet në dënim të përjetshëm, pasi Maroku nuk kryen dënime kapitale prej 20 vitesh.


Abdessamad Ejjoud, i  cili është konsideruar si ‘truri’ i celulës terroriste, është autor i vrasjes së danezes 24-vjeçare Louisa Vesterager Jespersen. Ndërsa i dënuari që e ka pranuar autorësinë për vrasjen e norvegjezes 28-vjeçare Maren Ureland, është Younes Ouaziyad.

I dënuar gjithashtu me vdekje është edhe Rachid Afatti, ai ka filmuar skenën e krimit. Sa i takon Abderrahim Khayali, shoferit të grupit që ka asistuar në vrasje, ai është larguar në drejtim të paditur dhe po vijon të kërkohet nga policia marokene.


Etiketa:

Pas