Bie në prangat e policisë Lulzim Kusi, xhaxhi i dy vellëzërve Albano dhe Griseldo Kusi, të cilët vranë teknikun e kondicionerit, Indrit Çelaj, ngarje kjo e ndodhur në 22 gusht në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë.
Arrestimi është bërë pasi gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjët një armë zjarri kallashnikov. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje.
Nipërit e tij, Griseldo dhe Albano Kusi u konfliktuan për kondicionerin e shtëpisë së tyre, e cila rridhte ujë. Sherri degjeneroi kur Griseldo nxori pistoletën dhe qëlloi me plumb në kokë Indrit Çelajn. Viktima ra në koma dhe pas 24 orësh humbi jetën.
Dy vëllezërit bindën Lorenc Veliajn, mikun e tyre, të pranonte autorësinë e krimit. Pasi u arrestua, Veliaj rrëfeu të gjithë ngjarjen e ndodhur. Për këtë krim, policia ndaloi babain e tyre, Bujar Kusi, i cili është pronari i vilës ku ndodhi ngjarja, bashkë me Ferdinand Bakallin dhe Luan Çakën për moskallëzim të krimit.