Aktualitet

Vranësira dhe diell, surprizat e motit këtë javë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:00 - 18/10/21 |
mapo.al

Java që nis sot parashikohet një tjetër javë “tipike” e vjeshtës me mot me vranësira por edhe ditë me diell.






Në këtë mënyrë për ditën e nesërme ( e Hënë) moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervale të herëpashershme me diell.


Në zonën e jugut reshje shiu të herëpashershme me intensitet deri mesatar ndërsa në zonën e qendrës reshjet me intensitet të ulët dhe kryesisht orët e drekës.







Duke nisur nga dita e Martë deri dhe në mesditë të ditës së Enjte vendi do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.




Moti parashikohet kryesisht i kthjellët pa munguar vranësirat kalimtare.



Gjatë ditës së Enjte pas orëve të mesditës nis depërtimi i vranësirave ndërsa në zonën e veriperëndimit dhe atë të jugperëndimit parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët.

Lexo edhe :  Nisin reshjet e shiut në Tiranë, qytetet që do të zgjohen me shtrëngata

Java mbyllet me ditën e Premte me mot me vranësira të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet deri mesatar në formë shtrëngatash në të gjithë territorin. Në orët e vona të mbrëmjes në veriperëndim dhe jugperëndim intensiteti i reshjeve deri i lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas