Aktualitet

Vranësira dhe reshje, njihuni me parashikimin e motit për orët në vijim





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:19 - 19/02/20 |
mapo.al

Pasditen e sotme mbi vendin tonë ka filluar shtimi gradual i vranësirave si pararojë e prishjes së kushteve atmosferike me kalimin e orëve.


Në këtë mënyrë kryesisht në orët e mbrëmjes – moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu fillimisht me intensitet të ulët, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.


Duke nisur nga orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar në të gjithë territorin në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.


Pra, edhe dita e Enjte pritet të ketë mot të vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e mesatar deri në orët e pasdites ku më pas gradualisht pritet ndërprerja e tyre.


Për tu theksuar se në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes priten reshje të dendura dëbore por jo vetëm, pasi ato lokalisht do të zbresin deri në lartësitë kodrinore 500-600metër.

Temperaturat e parashikuara në fushën termike nuk pritet të kenë luhatje të mëdha në vlerat minimale (2ºC deri në 8ºC), por janë ato në vlerat e mesditës të cilat do të pësojnë një rënie të ndjeshme me vlera të parashikuara nga 7ºC në relievet malore deri në 13ºC në ato bregdetare.

Një rënie e ndjeshme duke marrë parasysh vlerën më të lartë prej 19ºC që u arrit sot në qytetin e Beratit.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas