Aktualitet

“Vranësira dhe reshje”/ Njihuni me surprizat e motit sot…





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:00 - 19/02/20 |
mapo.al

Moti me diell do të na shoqërojë gjatë paradites së sotme. Më tej, vranësirat do të pësojnë shtim deri dhe të dendura duke nisur nga orët e mesditës. Prej orëve të pasdites, reshjet e shiut në intensitet të ulët do të prekin pjesën bregdetare.


Në mbrëmje, reshjet me intensitet të ulët do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në bregdet do të marrin karakter shtrëngatash, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.



Era, do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim e lehtë e mesatare në brigjet detare, duke u shoqëruar me valëzim të ulët.


Temperaturat parashikohen në:

  • zonat malore 0ºC deri në 12ºC;
  • zonat e ulëta 2ºC deri në 18ºC;
  • zonat bregdetare 3ºC deri në 17ºC.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas