Kryesore

“Vranësira dhe shi” – Parashikimi javor i motit









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:55 - 04/01/21 |
mapo.al

Kryefjala e javës që presim përpara do të jetë moti i paqëndrueshëm me vranësira mesatare dhe të dendura (nuk do të mungojnë orët me kthjellime) shoqëruar me reshje shiu dhe dëbore.



Por le ti shohim ditët më konkretisht. Për ditën e sotme pritet që moti të jetë kryesisht i vranët por edhe alternime kthjellimesh në orët e mesditës.


Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në zonën e juglindjes priten reshje të dendura dëbore.




Reshjet e shiut të vazhdueshme me intensitet mesatar rikthehen ditën e mërkurë ndërsa në relievet malore në verilindje në lartësitë mbi 500 metër reshje të dendura dëbore dhe në zonën e juglindjes në lartësitë mbi 800 metër.



Për ditën e enjte dhe të premte pritet që moti të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash me këto të fundit të shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Lexo edhe :  Rikthehen reshjet e borës? - Njihuni me të papriturat e motit këtë javë

Në orët e vona të mbrëmjes të ditës së enjte dhe orët e para të mëngjesit të ditës së premte në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 300 metër reshje dëbore.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas