Gjatë stinës së pranverës janë të njohura ditët me diell por gjithashtu edhe ditët apo javë të caktuara me reshje shiu. Edhe kjo javë, duke nisur nga sot e deri të premten, ditët duket se do “kopjojnë” njëra-tjetrën.
Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe shoqëruar me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët dhe mesatar.
Reshjet do të shtrihen në të gjithë territorin dhe do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave si dhe stuhive afatshkurtër.
Megjithatë nuk do të mungojnë orët me diell dhe përçarje të vranësirave më së shumti në orët e mesditës.