Kjo javë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qendrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe me vranësira kalimtare.
Era do të jetë nga kuadrati i Veriut me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e cila hera-herës do të shfaqet përgjatë vijës bregdetare, dhe në zonat luginore do të fitojë shpejtësi deri në 10m/sek.
Mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë të ftohta, ndërsa orët me diell do të bëjnë që në mesditë temperaturat të pësojnë rritje.