Kryesore

“Vranësira kalimtare” – Parashikimi i motit sot








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:30 - 01/12/20 |
mapo.al

Dita e sotme parashikohet të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Sa i përket ditëve në vijim moti do të ketë ndryshime krahasuar me ditët e shumta me diell që kemi kaluar.



Duke nisur nga dita e mërkurë parashikohet të ketë mot të vranët. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim e jug reshje me intensitet deri mesatar. Në veri-verilindje në lartësinë mbi 1200 metra reshje bore.


Dita e enjte parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët. Reshje shiu me intensitet mesatar. Në veri-verilindje në lartësinë mbi 800 metra reshje bore, ndërsa në juglindje në lartësinë mbi 1000 metra.




Dita e premte do të vijojë me mot të vranët e reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare reshje me intensitet deri të lartë. Në zonat malore në lartësinë mbi 800 metra reshje bore.

Lexo edhe :  "Rikthehen reshjet e shiut" - Parashikimi i motit sot dhe në vijim


Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 20-25m/sek kryesisht ditën e mërkurë dhe të enjte.


Temperaturat do të pësojnë luhatje të ndjeshme si më poshtë:

 

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas