Ditën e premte, 18 qershor 2021, vendi do të mbetet nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti do të nisë i kthjellët e zhvillim të vranësirave në orët e mesditës që do të pasohen nga reshje shiu të karakterit lokal, kryesisht përgjatë relieveve malore të vendit.
Temperaturat vijojnë rritjen teksa sot do të regjistrojnë vlera deri në 33 gradë celcius në Elbasan dhe Fier. Ndërsa në Tiranë, Durrës dhe Vlorë, respektivisht 32, 31 dhe 30 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë.