fbpx

Aktualitet

“Vraponi për të çliruar ujin”/ Shfaqet banderola gjatë Maratonës (VIDEO)





               Publikuar në : 12:57 - 13/10/19 |
mapo.al

Në një kohë kur po zhvillohej Maratona e katërt e Tiranës, me pjesëmarrjen e garuesve nga 40 vende të botës, një pjesë e qytetarëve kanë zgjedhur të protestojnë. Dhe protesta është për ujin e pijshëm i cili mungon në rubinetin e kryeqytetasve që prej muajve të verës.


Pas shpinës së sportistëve të Maratonës dhe përpara syve të kryebashkiakut Erion Veliaj, është shfaqur një banderolë nga përfaqësues të Shoqërisë Civile ku shkruhej në anglisht: “Vraponi për të çliruar ujin” dhe “Tirana është pa ujë“. MAPO ka siguruar video nga momenti i sikletshëm i Veliajt përballë mysafirëve të tij garues.




Më shumë se show miliona euro i kryebashkiakut Erion Veliaj, shqetësimi i qytetarëve është elementar: në shtëpitë e tyre nuk ka ujë edhe pse faturat e ujësjellësit vijnë çdo muaj në shuma stratosferike dhe si të tilla paguhen.

Përballë këtij problemi madhor Bashkia e Tiranës vijon të heshtë dhe as nga institucioni e as nga kryebashkiaku (i cili nuk le rast pa folur përpara kamerave) nuk ka asnjë shpjegim se pse Tirana është pa ujë të pijshëm. Dhe për më tepër që kjo situatë, në disa lagje të kryeqytetit, vijon prej muajve qershor-korrik dhe sot kur jemi 5 muaj pas, sërish paraqitet i njëjti shqetësim pa zgjidhje.


Etiketa: , , ,

Pas