Aktualitet

Vraponte nëpër ara për t’i ikur policisë, 42-vjeçari kapet pas ndjekjes me dron














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:52 - 23/07/21 |
mapo.al

Ervis Kasmi 42-vjeç, i shpallur në kërkim për vjedhje është arrestuar nga policia pasi mbahej nën vëzhgim me dron. Kasmi është kapur nga blutë në banesën e fqinjit të tij, A. B., 41 vjeç , në Fushë-Milot, i cili e ndihmonte të fshihej.






Për këtë fakt edhe ky i fundit është vënë në prangat e policisë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.


Kasmi ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin e ka dënuar me 3 vite burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.







Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.




1




Etiketa: , , ,

Pas