Këngëtarja Rezarta Shkurta ka reaguar ashpër pas një postimi të ish kryeministrit Sali Berisha, i cili denoncon dënimin e ulët që ka kryer i shoqi i saj, Ermal Hoxha, nën akuzën e trafikut të drogës në tentativë. “Mos u merr me nipin me atij që i ke hequr kallot e këmbëve, por merru me djalin tënd Zeni Berisha, që vrau qindra fëmijë në shpërthimin e Gërdecit dhe s’bëri asnjë ditë burg”, u shpreh ajo në një postim në “Insta Story”. Shkëlzeni ka reaguar pas kësaj deklarate në rrjetin social “Facebook”, duke e kërcënuar Shkurtën se do ta çojë në gjykatë.
“Pas të akuzuarit për trafik droge (Tahirit), pas mikut të trafikantit të drogës (Ballës), radhën për të “kënduar” para gjykatës do e ketë partnerja e trafikantit të drogës”– ka shkruar i biri i ish-kryeministrit Sali Berisha.