Aktualitet

Vrasësi mizor i biologes amerikane në Greqi, djali i një prifti






               Publikuar në : 09:53 - 17/07/19 |
mapo.al

Është zbuluar autori i vrasjes makabre në Greqi të shkencëtares amerikane Suzanne Eaton. Bëhet fjalë për një fermer vendas, Yiannis Paraskakis (27 vjeç), i cili ka pranuar përpara prokurorëve se ai është autori i krimit.


Paraskakis, djali i një prifti dhe babai i dy fëmijëve, e ka goditur fillimisht me makinë, më pas e ka futur në bagazh dhe pa ndjenja e ka çuar në bunkerin nazist, ku iu gjet edhe trupi i pajetë. Aty 27-vjeçari e ka përdhunuar 59-vjeçaren, ndërkohë që kjo e fundit është përpjekur t’i shpëtojë duke luftuar me të, si dhe duke i ngulur thonjtë, çka është vërtetuar edhe nga ekspertiza.

27-vjeçari u zbulua pasi kishte publikuar më parë video dhe foto në rrjete sociale pikërisht nga bunkeri ku u gjet e vrarë biologia amerikane.

<
>
45-1 49-1



Pas