Aktualitet

Vrasësit e dy vëllezërve Haxhia, ekzekutuan edhe dy të rinjtë në fillim të marsit (Detaje)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:25 - 01/05/20 |
mapo.al

Policia e Shtetit njoftoi sot se ka arrestuar dy autorë të dyshuar të vrasjes së vëllezërve Haxhia në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur katër ditë më parë.


Në pranga kanë rënë Altin Ndoci, 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” si dhe K. A., 22 vjeç, banues në Durrës.


Dyshohet se autorët janë të njëjtët të cilët kanë ekzekutuar edhe dy të rinjtë në zonën e Nishtullës, në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur në fillim të marsit. Në këtë atentat humbën jetën Dorjan Shkoza, 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia. Ata u vranë me armë zjarri, teksa ishin duke ecur në këmbë, ndërsa një makinë qëlloi ndaj tyre me breshëri. Të dyja ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe shkak dyshohet prishja e pazareve të drogës.


“Falë veprimeve profesionale dhe hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor u bë e mundur edhe zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 02.03.2020, në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja”, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit D. Sh., 35 vjeç dhe A. A., 24 vjeç, ngjarje për të cilën dyshohet se autorë janë dy shtetasit e arrestuar.


Po nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për aktivitetin kriminal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 12 aparate telefonik të përdorur e prova të tjera të vlefshme që do i shërbejnë hetimit për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve”, tha Ardi Veliu, Drejtor i Policisë së Shtetit.

Si ndodhi ngjarja mbrëmjen e 2 marsit
Dy personat që mbetën të vrarë, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia, ishin duke qëndruar në trotuar, pranë tregut të fruta-perimeve, në zonën e Shkozetit, në kohën që një automjet me xhama të zinj, ka kaluar me shpejtësi të ulët, nga ku ka hapur zjarr në drejtim të dy personave.

Me 2 viktimat ishin të pranishëm edhe persona të tjerë, por fatmirësisht nuk është raportuar për të plagosur. Dorjan Shkoza 35 vjeç, ka mbetur i vdekur në vend, pasi ka marrë disa plumba në trup dhe një në kokë, ndërkohë Anxhelo Avdia 24 vjeç ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Durrësit.



CLOSE
CLOSE
Pas