Disa qytetarë e aktivistë janë mbledhur sot para stacionit policor në Ferizaj për të protestuar ndaj neglizhencës së institucioneve karshi rasteve të dhunës dhe vrasjeve ndaj grave.
Gjatë protestës, disa nga protestuesit u hodhën bojë të kuqe policëve që po kujdeseshin për sigurinë në hyrjen e oborrit të stacionit policor.
Pas Policisë, protestuesit janë nisur drejt objektit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj. Protesta vjen pas vrasjes makabre të një 18-vjeçareje në Ferizaj.
Ajo u dërgua dhe u la e vdekur në emergjencën e Ferizajt të dielën. Atje e çuan dy persona, bashkëshorti i saj dhe një tjetër. Ndërkohë, në pranga është vënë i dyshuari kryesor për vrasjen Dardan Krivaqa.
LEXO EDHE:
Vrasja e vajzës në Ferizaj, autori dyshonte se e tradhtonte me kushëririn e tij