Saturday, July 23, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Vrasja e 2-vjeçarit, nëna dhe partneri i saj dënohen me burgim të përjetshëm

Sipas aktakuzës, rrahja e vazhdueshme nga nëna dhe partneri i saj, dyshohet se ka sjellë vdekjen e vogëlushit Evan, më 17 gusht 2020, i cili ishte vetëm 21 muajsh

by us er1
23/07/2022
in Bota, Globi, Kryesore
0

Vrasja e Evanit të vogël, nëna dhe partneri i saj dënohen me burgim të përjetshëm
Burgim i përjetshëm për Letizia Spatola dhe Salvatore Blanco. Ky është vendimi i gjyqtarëve të Gjykatës së Assizes të Sirakuzës për rastin e vogëlushit Evan Lo Piccolo. Letizia Spatola ka qenë e pranishme në sallën e gjyqit kur është dhënë dënimi, ndërsa Blanco ka qenë në një lidhje live nga burgu Vibo Valentia ku po mbahet.

Sipas aktakuzës, rrahja e vazhdueshme nga nëna dhe partneri i saj, dyshohet se ka sjellë vdekjen e vogëlushit Evan, më 17 gusht 2020, i cili ishte vetëm 21 muajsh. Fëmija u shoqërua në spitalin e Modica në gjendje shumë të rëndë. Nëna e tij thirri ambulancën, por ishte tepër vonë. Fëmija me trupin plot të mavijosur ndërroi jetë pak më pas.

Prokurori i Sirakuzës kishte kërkuar burgim të përjetshëm si për Letizia Spatola, ashtu edhe për shokun e saj Salvatore Blanco.

Mbrojtja nga e ëma e fëmijës, se gjithmonë ishte dhunuar nga partneri i saj, sipas magjistratëve nuk do të kishte asnjë bazë. Me pak fjalë, të dy do të kishin, sipas akuzës, përgjegjësinë për vdekjen e Evanit të vogël. Blanco do të kishte vepruar sepse nuk e duronte dot të qarën e foshnjës dhe nëna e Evan do të kishte fshehur gjithçka që ndodhi në shtëpinë e tyre në Rosolini për të shmangur ndërhyrjen e shërbimeve sociale.

Gjykatësja Tiziana Carrubba, i dënoi ata me burgim të përjetshëm për vrasje, me një vit izolim, si dhe me ndalimin e përhershëm nga postet publike dhe heqjen e përgjegjësisë prindërore./

Tags: italiNenavrasje

JU SUGJEROJME

Ukraina akuzon Rusinë për vjedhje të grurit
Bota

A ka mjaftueshëm anije për të eksportuar grurin e Ukrainës?

22/07/2022
VOA, lajm për Berishën: U shpall “non grata’ edhe nga Britania, akuzat ndaj tij
Kryesore

VOA, lajm për Berishën: U shpall “non grata’ edhe nga Britania, akuzat ndaj tij

22/07/2022
Zjarri lë Shëngjinin pa energji elektrike
Aktualitet

Zjarri lë Shëngjinin pa energji elektrike

22/07/2022
Meta, vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin
Aktualitet

Meta, vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin

22/07/2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Vrasja e 2-vjeçarit, nëna dhe partneri i saj dënohen me burgim të përjetshëm
  • Pëson arrest kardiak, ndahet nga jeta në krye të detyrës komisari i policisë, Tiranë
  • A ka mjaftueshëm anije për të eksportuar grurin e Ukrainës?
  • Shtyhet samiti i muxhahedinëve në Durrës, shkak kërcënimet për sulme terroriste
  • Vodhën 60 mln lekët e pensionistëve, arrestohen drejtori i postës së Dibrës dhe shefi i zyrës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In