Bashkëshorti i 20-vjeçares me origjinë britanike, nënë e një foshnje 10 muajshe, e cila u gjet e vrarë disa javë më parë në Greqi, ka pranuar autorësinë e krimit.
Lajmi konfirmohet nga policia greke të cilët bëjnë të ditur se ngjarja është zbardhur më në fund, pas një muaji hetimesh intensive.
Hetuesit grekë njoftojnë se pas 8 orësh pyetje nga polici, 32-vjeçari Charalambos Anagnostopoulos, me profesion pilot, ka pranuar se ka qenë ai që ka vrarë bashkëshorten e tij.
Ai ka deklaruar se ka inskenuar vrasjen e të shoqes, ndonëse provat dhe gjurmët e tij ishin gjithandej.
Të paqarta mbeten motivet e kësaj ngjarje tragjike e cila trazoi opinionin publik grek, por piloti grek ka shprehur se me bashkëshorten 20-vjeçare kishin debate të vazhdueshme.