Aktualitet

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi trondit hetuesit-Cili ishte roli i bashkëshortit?














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:58 - 05/06/21 |
mapo.al

GREQI – Kërkimi për vrasësit e Caroline në Glyka Nera të Greqisë po merr një kthesë të re. Policia ka gjetur shenjat e gishtave të pilotit (bashkëshortit), Babis Anagnostopoulos, në shiritin izolues, por duke u bazuar tek dëshmia e tij ai ua dha autorëve për ta lidhur, nën kërcënimin e një arme pasi ata nuk kishin me vete.






Hetuesit prisnin të gjenin te shiriti izolues gjurmë të autorëve, çka mund t’i ndihmonte për identifikimin e tyre.


Kamerat në zonë nuk tregonin automjetin e arratisjes së vrasësve, ndërsa as përshkrimi që ka dhënë bashkëshorti 32-vjeçar nuk i ka ndihmuar efektivët e policisë për zbulimin e autorëve.







Nën “mikroskopin” e EL.AS. ka hyrë Eleni Mylonopoulou, gruaja që paraqitet si psikologe, e cila kishte fituar besimin e Caroline dhe kishte zbuluar shumë detaje të jetës së 20-vjeçares. Oficerët e EL.AS theksojnë se kjo zonjë është një “objekt hetimi” dhe është një “person që është me interes për autoritetet dhe duhet të hetohet”.




Policia po heton mundësinë e informacionit të brendshëm të autorëve të grabitjes dhe vrasjes së Caroline 20-vjeçare për gjendjen financiare të familjes.

Lexo edhe :  Krimi në Rodos, nëna e mësueses që u vra nga partneri: Ai ishte xheloz


Në këtë kontekst, ata do të hetojnë nëse gruaja në fjalë ka dhënë pa dashje disa informacione të rëndësishme, të cilat mund të kenë përfunduar tek autorët. Shoqata e Psikologëve Grekë i kërkon Znj. Mylonopoulou të paraqesë brenda dy ditësh gradën e Psikologjisë dhe licencën.

Ngjarja
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak javë më parë. Tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

LEXO EDHE: 

“Flisnin greqisht, por kur ikën…” – Pamjet 3D të krimit që tronditi Greqinë

1


Etiketa: , , , ,

Pas