Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimet në lidhje veprimet e dyshimta për lirimin nga burgu të vrasësit të 23-vjeçares Sabrina Benga në Zhupan të Fierit, nga ish-bashkëshorti Elton Metaj.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), Artur Metani ka reaguar lidhur me këtë ngjarje duke theksuar se ka nisur menjëherë vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve.
“Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve për këtë humbje, dua të garantoj opinionin publik, se ky është një proces pune që Inspektori i Lartë i Drejtësisë e kryen me vëmendje e ndjeshmëri të lartë dhe në zbatim të detyrimeve ligjore dhe funksionale”, shprehet Metani.
Metani thekson se “prej momentit të parë, jam duke ndjekur me vëmendje raportimet mbi ngjarjen e rëndë të vrasjes së një 23 vjeçareje nga ish-bashkëshorti në Zhupan të Fierit”.
“Ka nisur menjëherë vlerësimi i rastit dhe i të dhënave që dalin në media mbi veprimet e magjistratëve”, deklaroi kreu ILD-së.