“Nuk e vrava unë”!
Kështu ka deklaruar përpara grupit hetimor 27-vjeçari i dyshuar për vrasjen e shokut të tij, Elidon Basha, me armën e gjahut, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë.
Klodian Kola dyshohet se e qëlloi gabimisht shokun e tij teksa kishin dalë për gjah.
Elidon Basha mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit të Dibrës. Mëngjesin e sotëm gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe spitali i Peshkopisë vendosi ta transportojë drejt Tiranës, por rrugës 23-vjeçari ndërroi jetë.
Duke hedhur poshtë akuzat, Klodian Kola ka pretenduar se i ndjeri mund të jetë qëlluar nga një person i tretë dhe jo nga ai. Ai ka pranuar se të dy kishin dalë për gjueti të pajisur me armë zjarri çifte, por mohon të ketë shtënë drejt shokut të tij, në rrethana aksidentale.
Por policia i qëndron versionit se Elidon Basha është vrarë aksidentalisht me armën e gjahut nga Klodian Kola. Ky i fundit u arrestua menjëherë pas ngjarjes. Mbi të rëndon akuza e vrasjes nga pakujdesia.
LEXO EDHE:
U vra nga shoku me çifte – Kush janë viktima dhe autori i ngjarjes së Bulqizës (FOTO+EMRAT)
Vrasja në Bulqizë, i riu u qëllua nga shoku i tij aksidentalisht – kishin dalë për gjah