Editorial

Vrasja e 25 vjeçarit ka nisur shumë më herët








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:30 - 08/12/20 |
Mapo.al

Vrasja nga policia e 25 vjeçarit sot rreth orës 2 të mëngjesit në derën e shpisë, është një ngjarje që nuk ndodhi thjesht për shkak të dinamikës aty për aty, por për fat të keq, ka nisur shumë më herët.



Ndaj, pse ka marrë udhë më përpara, Klodiani, për të cilin do të mundohen të gjejnë shumë rrethana rënduese qeveria dhe mediat e saj, nuk gjeti dot shpëtim, teksa u përpoq në frymën e fundit të hapte portën e jashtme të banesës, me një vrap të çmendur për t’i shpëtuar gjobës së mundshme 30 mijë lekëshe, ngase mirë e dinte që ajo do t’i kushtonte shumë atij, dhe ekonomisë së familjes, i ndërgjegjshëm me siguri se ishte disa orë përtej afatit të lejuar nga autoritetet për qarkullim, për shkak të pandemisë.


Vrasja ka nisur qysh se policia është bërë agresive dhe është lëshuar me nerva e arrogancë ndaj qytetarëve.



Kjo histori është brumosur me planin për të dhunuar e sunduar.



Me gaz lotsjellës në protestë.

Lexo edhe :  30 vite PD në Kurbin, të kujtohemi për qendrestarët

Me gaz lotsjellës për t’i nxjerrë burra, gra e fëmijë, natën e në mes të dimrit nga streha e tyre në Astir.

Me policinë që rreth brutalisht të riun me biçikletë në kodrat e liqenit, e më pas fajëson të ëmën dhe e qorton publikisht për moralin e saj.

Kjo e sotmja ishte kulmim, produkt i një dhune që është manifestuar pa asnjë pendesë nga gjenerali ministër e nga shefi i tij, kur vunë poshtë çizmes të rinj e studentë që kërkonin të mbronin Teatrin, apo kur u sulën me tabor ushtarak e forca speciale ndaj artistëve në mes të errësirës.

Ngjarja e mbremshme tragjike, është pikërisht pasojë e kësaj sjellje armiqësore, fodulle, nëpërkëmbëse që drejtuesit e policisë nën orientimin dhe frymëzimin e rilindjes, kanë kohë që manifestojnë ndaj njerëzve.

Nuk ka asnjë dyshim, se shumë miq të qeverisë, deputetë, ose ministra, të fortë, apo kriminelë me lidhje lart, kanë qënë edhe ata jashtë mbrëmë përtej orës 22.00, po asnjëri nuk është ndaluar, lajmëruar, gjobitur, apo përndjekur nga policia.

 

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas