Aktualitet

Vrasja e 27 shqiptarëve nga serbët në fund të luftës, Haradinaj: Kemi paguar çmim të lartë për liri





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:17 - 26/05/20 |
mapo.al

Ish kryeministri Ramush Haradinaj me anë të një statusi në rrjetet sociale, kujton 21 vjetorin e masakrës në lagjen Tusuz të Prizrenit, ku u vranë nga forcat serbe 27 shqiptarë.


Masakra ndodhi kur lufta po shkonte drejt fundit dhe serbët po humbnin. Haradinaj shprehet se Kosova ka paguar një çmim të lart për pavarësinë e saj.


Postimi i Ramush Haradinajt
Të vetëdijshëm se po e humbin luftën, në fundin e majit të vitit 1999, forcat serbe vazhduan gjenocidin mbi shqiptarët në Kosovë. Pak javë para Çlirimit, u ekzekutuan njëzeteshtatë shqiptarë të pafajshëm në lagjen Tusuz të Prizrenit.


Kosova ka pagu çmim të lartë për liri dhe është përgjegjësi e jona që të çojmë drejtësinë në vend për dënimin e të gjitha krimeve serbe. Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës!



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas