Marius Demaj, i cili vrau mbrëmë shokun e tij Mehmet Qema në Tiranë është rikthyer në vendngjarje. Raportohet se ai është risjellë në vendin e krimit për të ndërtuar dinamikën e ngjarjes
Ndërkaq, po ashtu në lokal është gjetur edhe një makineri qe prodhon bitcoin, monedhë virtuale. Janë publikuar pamjet e makinerisë që prodhon kriptomonedhat.
Mësohet se të rinjtë e përfshirë në këtë ngjarje dhe viktima punonin me këtë makineri. Për këtë arsye në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivë të Krimit Ekonomik.
Autori Marius Demaj u vetëdorëzua në polici mëngjesin e sotëm, pasi u shpall në kërkim. Në Drejtorinë e Tiranës u vetëdorëzua pas negociatave gjithashtu edhe Frenkli Myftari, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje.
Ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim: Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi. Këta të fundit akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Të gjithë këta persona dhe viktima janë shokë me njëri-tjetrin dhe dyshohet se ngjarja të ketë ardhur për shkaqe aksidentale, pasi mes tyre nuk ka pasur konflikt.
Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maji”, ku pas të shtënave me armë mbeti i plagosur 27 vjeçari Mehmet Qema. I riu humbi jetën në spital si pasojë e plagëve te marra.
Lexo edhe
Vrasja e ‘HASJANALIUT’-Autori: Armën e solli Mehmeti, s’e dija që kishte fishek