Pas kontrolleve të shumta gjatë natës dhe informacioneve nga banorët e zonës, është bërë i mundur arrestimi i autorit të vrasjes së 55-vjeçarit Lazër Arraj mesditën e djeshme në Dukagjin. Autori u arestua në zonën e Shoshit.
Burime për ‘News 24’ bëjnë me dije se në pranga ka rënë djali i djalit të xhaxhait të viktimës, si dhe janë shoqëruar babai dhe vëllai i tij.
Policia nuk jep ende emrin e të arrestuarit, por bëhet me dije se është pikërisht ai që lajmëroi dje se e gjeti të pajetë 55-vjeçarin.
Arraj u vra me armë zjarri në fshatin Palaj në zonën e thellë të Shoshit në qarkun e Shkodrës në Malësinë e Dukagjinit.
55-vjeçari jetonte në Shkodër, ndërsa kishte shkuar në fshat për pak kohë. Lazer Arraj u gjet i vrarë në rrugë, ndërsa ishin nipërit e tij që e panë. Pjetrushi, siç njihej, ka qenë duke u kthyer për në Shkodër momentin e vrasjes.
Lexo edhe: Emri/ Vritet me armë 55-vjeçari në Malësinë e Dukagjinit