Vrasja e afro-amerikanit, protestat në SHBA në ditën e tretë

Nëpër lagjet e qytetit amerikan Mineapolis, zyrtarët policorë kanë shpërndarë qindra protestues, të cilët janë mbledhur për të tretën natë me radhë, kundër të shtënave të policisë që kanë rezultuar me vrasjen e një burri me ngjyrë.

Autoritetet në Qendrën Brooklyn kanë urdhëruar protestuesit që të shpërndahen, pasi kanë shpallur këto organizime të paligjshme, ndërkohë që protestuesit kanë hedhur objekte drejt policisë.



Policia është përgjigur me plumba gome dhe sprej piperi. Që nga 13 prilli, autoritetet në këtë qytet janë duke zbatuar masën e orës policore nga ora 22:00, pas protestave që ka nxitur rasti me të shtëna kundër 20-vjeçarit Daunte Wright, afrikano-amerikan, pas një ndalese në Qendrën Brooklyn më 11 prill.

Kryetari i Qendrës Booklyn, Mike Eliott ka thënë se shpreson për qetësi në komunitet, pasi zyrtarja policore Kim Potter, e përfshirë në të shtëna, ka dhënë dorëheqje më 13 prill bashkë me shefin policor.

Policia ka publikuar pamjet e kamerave trupore të zyrtarëve policorë, që kanë treguar për një përleshje në mes të policisë dhe Wright, pasi ndalimit të tij për shkak të skadimit të targave të makinës.

Policia ka tentuar më pas ta arrestojë atë. Babai i viktimës, Aubrey Wright, i ka thënë ABC se refuzon sqarimin se Potter ka përdorur armën e gabuar.

“Unë kam humbur djalin tim. Ai nuk do të kthehet kurrë. Nuk mund ta pranoj këtë”-ka thënë ai. “Gabim? Kjo madje as nuk tingëllon mirë. Zyrtarja ka qenë në këtë pozitë për 26 vjet. Nuk mund ta pranoj këtë”.-tha ai.

Këto të shtëna kanë ndodhur teksa po zhvillohet gjyqi ndaj Derek Chauvin, zyrtarit të bardhë policor, të ngarkuar me vrasjen e George Flodyit, po ashtu afrikano-amerikan.

Floyd është vrarë në Mineapolis gjatë arrestimit në maj të vitit të kaluar, çka ka nxitur protesta në gjithë Shtetet e Bashkuara dhe në disa vende tjera të botës, kundër brutalitetit policor ndaj njerëzve me ngjyrë.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252