Rezultatet e ADN-së do të tregojnë nëse Angelina Petro, 29-vjeçarja, ka qenë viktimë e një sulmi seksual apo edhe përdhunimi pak para se të gjente vdekjen tragjike nga duart e babait të saj në ditën e Vitit të Ri.
Mediat greke shkruajne sot se autoritet jane ne pritje te rezultateve nga analizat, nderkohe qe Aleko Petro ndodhet ne qeli, pasi e ka pranuar edhe vete krimin makaber, te vrasjes dhe groposjes se te bijes, ne oborrin e baneses.
Nderkohe akovati mbrojtes i autorit, Vassilis Noulezas ka dekalruar se në qoftë se vërtetohet se vajza ishte edhe viktimë e abuzimit seksual, ai do të japë dorëheqjen:
“Mbetet te vertetohet nga analizat nese ka pasur abuzim seksual, veper qe klienti im e mohon. Nëse del se ka pasur edhe kete veper, atehere une do te jap doreheqjen nga mbrojtja e tij”- tha ai, duke folur për të ANT1.
Ndërkohë sipas avokatit autori ka deklaruar se e kishte humbur mendjen kur beri krimin.
“E humba mendjen ato dy minuta, nuk e fal veten për atë që bëra”.