Aktualitet

Vrasja e arkitektit italian gjatë grabitjes, arrestohen tre shqiptarë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:47 - 01/10/21 |
mapo.al

Pas gati katër muajsh hetime, policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë si autorë të vrasjes së arkitektit italian Roberto Mottura.






Krimi u krye në banesën e viktimës, në komunën Piossasco në provincën e Torinos, në natën duke u gdhirë 5 qershori i 2021.


Gjatë ditës së sotme, Policia italiane ka mundur të vërë në pranga tre autorët shqiptarë. Hetimet kanë zbardhur se tre shqiptarët kishin hyrë në banesë për të grabitur.







50 vjeçari është goditur me armë zjarri e ka humbur jetën në sytë e gruas e djalit të tij 13 vjeçar.




Dinamika e ngjarjes ka zbardhur se në natën duke u gdhirë 5 qershori, tre persona kanë hyrë me forcë për të vjedhur në banesën e Roberto Mottura.



Zhurma ka zgjuar të gjithë anëtarët e familjes të cilën kanë zbritur në katin e parë të banesës. 50 vjeçari italian gjatë luftimit trup më trup me grabitësit është goditur me armë zjarri me një plumb fatal.

Lexo edhe :  Mungesë të fuqisë punëtore, Italia do të hapë kufijtë për 80 mijë emigrantë

Ka ndërruar jetë brenda pak minutash në banesën e tij e në sytë e familjarëve.

Tre grabitësit shqiptarë, kishin mundur të hynin në banesë duke përdorur një cekic me të cilin kishin shpërthyer një nga dritaret e katit të parë.

“Uroj që tani të kalben në burg“, është komenti i bërë nga vëllai i viktimës.

Tre shqiptarët u kapën falë një telefoni celular të cilin nuk e kishin fikur gjatë grabitjes e pas analizës biologjike të gjurmëve të lëna në vendngjarje.

Tre shqiptarët e arrestuar janë pa leje qëndrimi në Itali. Ndaj njërit prej tyre rëndon urdhri i dënimit më parë nga territori italian, por i pa ekzekutuar.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas