Prokuroria e Tiranës ka kërkuar nga gjykata dënimin me 25 vite burg për Izet Haxhinë.
Izet Haxhia është akuzuar si personi i dyshuar për vrasjen e Azem Hajdarit në vitin 1998.
Ish-deputeti Azem Hajdari u qëllua jashtë godinës së Partisë Demokratike më 12 shtator 1998.
Avokati i Izet Haxhisë ka kërkuar riçelje të shqyrtimit gjyqësor, por kërkesa është rrëzuar nga gjykata, dhe kjo ka bërë që Izet Haxhiaj të braktisë seancën në shenjë proteste.
Izet Haxhiaj u ekstradua nga Turqia në vitin 2018, ku nisi betejën me drejtësinë shqiptare për një nga ngjarjet më të bujshme të këtyre 30 viteve, vrasjen e Azem Hajdarit.