Aktualitet

Vrasja e biznesmenit në Fier, policia i shkon në shtëpi Ben Qimes














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:56 - 26/10/21 |
mapo.al

Ekzekutimi i bizmesmenit Demir Backa në qytetin e Fierit, ka ngritur në këmbë policinë e cila po kryen një sërë veprimesh dhe kontrollesh për zbulimit të autorëve.






Paraditen e djeshme, zv/drejtori i policisë së Qarkut Fier, së bashku me një trupë policore “Shqiponja”, kanë ushtruar kontroll në zonën që në Fier njihet si “15 katëshi”, ku banon një prej emrave të botës së krimit në këtë qytet.


Policia lokale ka qenë e pozicionuar në rrugën ku banon Ben Qimja (Arben Isufaj), i cili mësohet se është shoqëruar në polici dhe marrë në pyetje.







Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, njeriu personi me inicialet A.I dyshohet se qëndron prapa këtij atentati, të kryer me pagesë nga një grup qitësish që besohet shumë se kanë ardhur nga qyteti i Vlorës.




Dyshimet e shumta janë ngritur pasi rreth 1 vit e gjysëm më parë, viktima Demir Backa, ka rrahur në lokalin e tij “Piazza” në Fier, Arben Isufajn së bashku me djalin e tij.



Kjo zënkë që ka lindur fillimisht mes fëmijëve, është agravuar deri në atë masë, sa që tashmë dyshohet shumë se është bërë shkak i vrasjes së biznesmenit Demir Backa.

Lexo edhe :  E mitura denoncon 63-vjeçarin për ngacmim seksual! Zbulon çfarë ndodhi

Mbrëmjen e 23 tetorit 2021, 57-vjeçari u qëllua në makinën e tij që ndodhej e parkuar para një qëndre tregtare në Fier, në një zonë me lëvizje të shumta dhe në një rrugë kombëtare

Një tjetër pistë veç konfliktit personal që Backa ka pasur me A.I, policia po heton edhe rreth veprimtarisë tregtare të kompanisë “Godolla 2013”, e themeluar nga Backa në vitin 2013, ky kryen aktivitet blegtoral në lagunës e Lushnjës.

Sipas burimeve, në këtë zonë janë rreth 200 hektarë e dhënë me koncesion dhe para disa kohësh ka pasur një konflikt mes personit që e ka marrë me koncesion A.P. dhe Demir Backës.

Ndërsa sërisht një pistë verifikuese, është ajo e pronave pasi Demir Backa, merrej me procesin e kompesimit të pronave, duke vepruar me prokura të posaçme nga pronarët pretendentë të sipërfaqeve të tokave në zonën e Darzezës.

Si rezultat i kësaj pune, Backa ka përfituar me anë të përqindjeve, qindra hektarë tokë të pyllëzuar në Darëzezë dhe në këtë sipërfaqe janë prishur disa objekte të ndërtuara nga banorët.

Ndërsa nga verifikimet e kryera nga policia kriminale, ka rezultuar se në vitin 1998, 57-vjeçarit Backa, i kanë ekzekutuar motrën dhe bashkëshortin e saj, në afërsi të shkollës së Muzikës në Fier.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas