Aktualitet

Vrasja e Bledar Birçajt në Vlorë, zbardhet dëshmia e pasagjerit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:28 - 11/05/21 |
mapo.al

Zbardhet e dëshmia e pasagjerit që ndodhej në makinë me biznesmenin 40-vjeçar Bledar Birçaj i cili u ekzekutua një ditë më parë në Vlorë. Ai thotë se nuk ka dijeni për ndonjë konflik, ndërsa sa i përket autorëve, ai deklaron se nuk i ka njohur pasi ishin të kamufluar






“Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit”, është shprehur ai.


Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar më shumë se 15 persona për t’u marrë në pyetje. Ndërkohë në vendin e krimit policia ka gjetur më shumë se 30 gëzhoja.





Dyshimet e uniformave blu janë se makina e autorëve mund të jetë fshehur në ndonjë garazh jo shumë larg zonës ku ndodhi vrasja pasi deri më tani nuk ka asnjë gjurmë prej tyre.

Lexo edhe :  Ekzekutimi/ Birçaj me të vëllanë, rrahën ish-juristin e Hipotekës në 2010-ën


Pistë kryesore e grupit të hetimit është e shkuara e viktimës në Spanjë. Ai rezulton i dyshuar si i përfshirë në një tjetër ngjarje në vitin 2011, por hetimet në lidhje me këtë çështje u pushuan për mungesë provash.



Së fundmi ai kishte qëndruar më shumë kohë në Spanjë. Këtë rrugë ai e bënte shpesh vajtje-ardhje nga Shqipëria. Në Vlorë nuk njihej si person problematik por si biznesmen pasi ishte pronar i një lokali të quajtur “The Boss” të njohur në zonën e Lungomares.

170


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas